Urgjenca127 · 24 orë në ditë spitalielbasan@shendetesia.gov.al Rruga Ismail Zyma, Elbasan
Stema e Republikës së Shqipërisë dhe emri Spitali Rajonal Elbasan Spitali Rajonal ElbasanRepublika e Shqipërisë · Elbasan Logo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale

Historiku i Spitalit të Elbasanit

Nga mjekët e parë të qytetit te spitali rajonal i sotëm, me fotografi nga arkivi i spitalit.

  1. Dokumente të sigurta flasin për ekzistencën e një qyteti të quajtur Skampa. Pas sulmeve të fiseve barbare e më vonë të atyre gjermane, sllave e bullgare, qyteti u rrënua dhe mbeti në gjendjen e një fshati.

  2. Kronikani turk Evlia Çelebiu, te «Libri i shëtitjeve», përshkruan gjendjen e shëndetësisë në Elbasan: 47 njeke (mjekë popullorë), tre mjekë për sytë dhe shumë të tjerë që mjekonin plagët.

  3. Sipas Dr. Shyqyri Demirit, në Elbasan ishte ngritur një «llastahane», vend për të sëmurët, me një mjek dhe një pastrues që shërbente edhe si sanitar. Ishte aq primitiv sa rrallë shtrohej ndonjë kalimtar.

  4. Në Elbasan punon si mjek Peter Deliana, pas tij Simon Popa, Shaqir Krasta, Xhaferr Dardha, Ruzhdi Pobrati dhe Qazim Sejdini. Më vonë, kur filluan institucionet me shtretër, shërbejnë Dr. Filip Papajani, Xhaferr Kongoli, Petraq Popa, Fejzi Miraku, Stiliano Nossi e të tjerë.

  5. Njësia e parë e Kryqit të Kuq Amerikan fillon zyrtarisht punën në Shqipëri më 1 mars 1919. Në Elbasan hapet një dispanseri dhe, nën drejtimin e Kapiten Plases, përshtatet një ndërtesë për spital.

  6. Spitali kalon në një godinë me përmasa më të mëdha dhe fillojnë të shërbejnë më shumë mjekë dhe infermierë: disa të shkolluar jashtë shtetit, të tjerë të përgatitur në kurse 3 e 6-mujore.

  7. Vendoset shërbimi me mjekë roje 24 orë. Kapaciteti arrin 150 shtretër dhe nuk kalon 200. Me shtimin e specialiteteve, në një ndërtesë shërbenin Kirurgjia, Pediatria, Patologjia, Infektivi, Dermatologjia, Otorinolaringologjia dhe Okulistika. Kur repartet u vendosën në godina më vete, kapaciteti arriti në 520 shtretër.

  8. Krijohet Këshilli Shkencor. Deri në vitin 1990 organizohen rregullisht konferenca, sesione shkencore dhe simpoziume me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë mjekëve të spitalit.

  9. Shërbimi 24-orësh bëhet më vete: fillimisht te pediatria (1979), një vit më vonë te kirurgjia, ku krahas urgjencës kirurgjikale shërben edhe reanimacioni.

  10. Vitet sjellin rikonstruksionin e strukturave të spitalit, me synimin që Spitali i Elbasanit të luajë realisht rolin e spitalit rajonal për të gjithë Prefekturën e Elbasanit.

Burimi: faqja e mëparshme e spitalit (Historiku dhe fotografitë retrospektive). Teksti është përshtatur gjuhësisht.

Njihni edhe njerëzit që shërbejnë sot në spital dhe mënyrën si është organizuar puna e tij.