Numrat e Urgjences 127 ,128 Zjarrefikesit; 129 Policia

Logohu në Email

Historiku i spitalit

Historiku i Spitalit

Dokumente te sigurta flasin per ekzistencen e nje qyteti te quajtur SKAMPA qe ne Shek. II te Eres sone. Mbas sulmeve te fiseve barbare e me vone te atyre gjermane, slave e bullgare, qyteti u rrenua e mbeti ne gjendjen e nje fshati.

Shenimet e para mbi gjendjen e shendetesise ne Elbasan I gjejme ne librin e kronikanit turk Evlija Çelebiu te titulluar “Libri I shetitjeve” te vitit 1670, ku vec te tjerave ai flet mbi gjendjen e shendetesise ne Elbasan . Ne te permendet qe ne Elbasan ka 47 njeke me te cilket nenkuptohen ata qe merren me mjeksi popullore, me I permenduri eshte mjeshteri I madh ne zotesine e matjes se pulsit Frangulis Heqimi Muhji Çelebiu. Pervec ketyre ne Elbasan ushtronin znatin 3 mjeke per sy dhe shume te tjere per plage “xherahet”.

Sipar Dr. Shyqyri Demirit “Mesues i Popullit”, spitali iu pare “llastahane” vendi i te semureve eshte ngritur ne Elbasan para fundit ter Shekullit te 19-te, cili kishte nje mjek dhe nje pastrues i cili sherbente edhe si sanitar. I ashtuquajturi spital ishte aq primitiv sa rralle shtrohej ndonje kalimtar qe semurej gjate udhetimit.

Per spitalin e pare ne Elbasan e perafert ne kohe por jo ekzakt, te njenjtat jane te dhenat edhe nga Kryqi i Kuq Amerikan te pershkruara ne librin e Haris Silajxhic : “Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Washingtonit”. Aty thuhet qe njesia e pare e Kryqit te Kuq Amnerikan filloi punen zyrtarisht ne Shqiperi me date 01.03.1919. Ne Elbasan u hap nje dispanseri dhe nen drejtim,in e Kapiten Plases u adaptua nje ndertese per spital. Ajo qe vertetohet qe me pare nuk kishte ekzistuarnje spital ne qytetin tone eshte se po ne kete liber sipas te dhenave te Kryqit te Kuq theksohet se ne ate kohe ne Shqiperi ne te tere vendin kishte nje spital civil ne Shkoder,ndersa sherbimi shendetesor ambulator madje me mjeke vendas ka ekzistuar vite me pare. Keshtu ne vitin 1911 ka punuar si mjek ne Elbasan Peter Deliana mbas tij Simon Popa, Shaqir Krasta, Xhaferr Dardha, Ruzhdi Pobrati, Qazim Sejdini dhe me vone kur filluan institucionet me shtreter Dr. Filip Papajani, Xhaferr Kongoli, Petraq Popa, Fejzi Miraku, Stiliano Nossi e tj.

Nga viti 1945 e deri ne vitin 1959 spitali kori si godine permasa me te medha dhe filluan te sherbejne me shume mjeke dhe fillimisht infiermieret qe paten studiuar jasht shtetit, ata te dale nga praktika gjate luftes antifashiste si dhe te tjere te pergatitur ne kurse 3 dhe 6 mujore.

Me transferimin e spitalit te ri ne ullishte u vendos ne menyre te rregullt e rigoroze sherbimi me mjeke roje 24 oresh ne spitalme 1 mjek te pergjithshem per te gjitha specialitetet e spitalit si dhe priste urgjencat ambulatore qe vinin nga qyteti. Mbas 2 vjetesh u nda si sherbim me vehte urgjenca ambulatore prane poliklinikes se qytetit.Te gjithe mjeket e spitalit pa perjashtim punonin cdo dite me orar te pjesetuar ne spital dhe ne poliklinike. Fillimisht kapaciteti i spitalit arrinte ne 150 shtreter dhe me gjithe nevojhat ne rritje nuk kaloi me shume se 200 shtreter duke patur parasysh shtimin e shtreterve ne pediatri ose ne repartin infektiv ne situata te vecanta. Me shtimin e specialiteteve qe me pare nuk ekzistonin ne Elbasan arriti qe brenda nje ndertese te sherbenin : Kirurgjia, Pediatria, Pathollogjia, Infektivi,Dermatologjia, Otorinologjia,Okulistika dhe te gjitha sherbimet e lartpermendura si farmacia, radiologjia etj.

Funksionimi i reparteve ne godina me vehterriti shume kapacitetin e te shtruarve ne spital si dhe mundesine per te sherbyer me mire. Keshtu nga 150 shtreter ne kohen e kompletimit ne te gjitha godinat e permendura arriti ne 520 shtreter.

Ndarja e spitaleve ne vehte krahas kerkeses per rritje cilesore te sherbimit nga ana administrative beri shume te nxituar nevojen e e kryerjes se sherbimit 24 oresh. Fillimisht kete e vendosi reparti i pediatrise ne vitin 1979 dhe nje vit me vone edhe kirurgjia ne te cilen sot krahas sherbimit te urgjences me kirurge, behet edhe me reanimatore.

Pune me e organizuar per anen shkencore ne spitalin tone filloi ne vitin 1977-1978 kur u krijua edhe nje organizem drejtues qe u quajt Keshilli Shkencor.Deri ne vitin 1990 jane organizuar rregullisht nje here ne vit konferenca, sesione shkencore si dhe simpoziume me perfshirjen ne to pothuajse te te gjithe mjekeve te spitalit.

Vitet 1990 – 2000 kane sjelle ndryshime te dukeshme ne rikonstruksionin e te gjitha struktures se spitalit pathollogjik , lidhjet midis spitaleve , perspektiven e afert per paisajen me mjete dhe aparatura moderne te tyre, rikonstrtuksionin edhe te spitaleve te tjera si Kirurgji, Pediatri etj. qe Spitali i Elbasanit te luaje realisht rolin e nje spitali rajonal per te gjithe Prefekturen e Elbasanit.